Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, i ka reaguar kryeministrit, Albin Kurti që deklaroi të hënën në Kuvend, se ka pranuar planin franko-gjerman pa njohje reciproke.

Tahiri është shprehur e çuditur se pse Kurti nuk e ka konsideruar dorëheqjen e tij nga pozita e kryeministrit si rrugëdalje nga presioni ndërkombëtar për pranimin e planit.

Shkrimi i saj:

Kurti sot tregoi ne parlament se ka qene i detyruar ta pranoj planin pa njohje reciproke, per shkak se nuk pase rrugedalje tjeter duke treguar se qendrimi i ndermjtesuesve nderkombetar ka qene i llojit “merre ose leje.” Eshte per cudi qe Kurti nuk e ka konsideruar si rrugedalje nga kjo situate doreheqjen e tij nga pozita e kryeministrit.

Kur nuk mund te realizosh vullnetin e popullit si udheheqes, qe ne kete rast njohja reciproke ne marreveshjen finale me Serrbine, atehere doreheqja eshte zgjidhja qe ua deshmon nderkomebtareve qe je udheheqes qe realizon vullnetin e popullit e jo te kunderten!