Shefi i deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri në konferëncën për media të mbajtur të hënën pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ka dhënë vlerësimin e partisë së tij rreth qeverisjes së Albin Kurtit.

Tahiri, ka thënë së kjo qeverisje ka vetëm fjalë të bukura, por punë jo.

“Vlerësimi ynë për një vit qeverisje është: Fjalë të bukura, zhurmë si me tupan, punë kërkah hiç.”

Tutje, deputeti i AAK-së ka thënë se gjendja ekonomike nuk ka qenë asnjëherë më keq se tani, dhe përgjegjës për ketë është mosveprimi i qeverisë.

“Gjendja ekonomike në vend, nuk mbahet në mend që ka qenë me vështirë dhe me keq, kjo vjen si pasojë e gjendjes se konfliktit global por edhe për shkak të mos veprimit të qeverisë.”

Ai ka shtuar së janë dy kërkesa nga ana e AAK-së, njëra përfshinë rritjen e pagës minimale në 400 euro, ndërsa tjetra kalimi i Ligjit të Pagave.

“Janë dy kërkesa për ne: Ngritja e pages minimale, duhet të kaloj prej diskutimeve në tryeza dhe punëtori në vendim të qeverisë. Kërkesa jonë është qeveria të marr vendim për pagën minimale, kërkesa jonë ka qenë që paga minimale të jetë 400 euro. Dhe e dyta ka të bëj me legjislacionin që e rregullon këtë temë, në veçanti për ligjin e pagave. Kërkesa jonë është e thjeshtë, rritne pagën minimale në 400 euro me një vendim, leni tryezat, sillne ligjin për pagat. Këto janë dy masat që e lehtësojnë jetën e qytetarit.”