Tahiri në lot në sallën e gjyqit/ Avotati: “Ishte i emocionuar, i rrezikohet jeta”

Gazetarët që ndodheshin në sallën e gjyqit raportuan sot se e panë Saimir Tahirin të përlotur dhe të emocionuar. Këtë e ka justifikuar edhe avokati i tij Haxhia.

“Ishte një gjendje emocionale, sepse vihet në rrezik jeta e tij, por nuk ishte i përlotur Në vend që të vlerësohej për punën si ministër, ai vihet përballë akuzave, kur nuk ka asnjë provë. Të gjykosh ish-ministrin për vepra tepër të rënda, pa asnjë provë, është të ulërasësh, të hipësh mbi tavolina. Me aq sa e njoh dosjen dhe e njoh shumë mirë, nuk e di ku gjykata, në rast çmendurie, do ta gjejë një provë të vetme” ka thënë ai.

loading…