Tahiri: Më e madhe sesa dhimbja është mllefi që nuk ka drejtësi – kriminelët dihet

Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka bërë homazhe me rastin e 22-vjetorit të Masakrës së Vushtrrisë.

Tahiri, pas homazheve tek varrezat, deklaroi se kryerësit e këtyre krimeve duhet të dalin para drejtësisë.

“Në këtë lagje është kryer një prej masakrave më të mëdha në Komunën e Vushtrrisë. Sot është dita e dhimbjes së madhe për Vushtrrinë”, u shpreh Tahiri.

“Më e madhe sesa dhimbja, është mllefi që nuk ka drejtësi. Nëse asgjë tjetër, në këtë komunë ka pasur një kryetar komune, një komandant policie që mund të japin llogari sepse emrat e kriminelëve dihen”, shtoi ndër të tjera i pari i Komunës së Vushtrrisë.