Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, në një postim në Facebook ka thënë se marrëveshjet ndëkombëtare pa konsensus politik “nuk duhet të vijnë në Kuvend”.

Ai tha se AAK “vlerëson se pesha më e rëndë” për buxhetin janë skemat sociale.

“Pesha më e madhe në buxhetin e Kosovës nuk ka qenë kurrë pagat në sektorin publik, ku keni dështuar me vlerën e koeficientit. AAK vlerëson se pesha më e rëndë dhe barra më e madhe për buxhetin janë skemat sociale. Dhe, kalimi i kësaj marrëveshje ka një rëndësi të madhe për një reformë të thellë, e cila nuk u elaborua kurrë”, ka shkruar ai.

Tahiri ka thënë se për marrëveshje ndërkombëtare AAK do të votojë gjithmonë.

“Votat e AAK-së i keni sa herë që të bini marrëveshje ndërkombëtare. Mirëpo, është shumë me rëndësi që të ndërtoni konsensus politik dhe mos dilni në foltore për të elaboruar çështje të cilat e prishin konsensusin. Është marre për këtë Kuvend të sillet kështu”, ka shkruar Tahiri.

Postimi i plotë:

Marrëveshjet ndërkombëtare pa konsensus politik nuk duhet të vijnë në kuvend!

Pesha më e madhe në buxhetin e Kosovës nuk ka qenë kurrë pagat në sektorin publik, ku keni dështuar me vlerën e koeficientit. AAK vlerëson se pesha më e rëndë dhe barra më e madhe për buxhetin janë skemat sociale. Dhe, kalimi i kësaj marrëveshje ka një rëndësi të madhe për një reformë të thellë, e cila nuk u elaborua kurrë.

Është tmerri i tmerrit që ky Kuvend sjell marrëveshje ndërkombëtare dhe nuk mund ta arrijë konsensusin për to. E kam thënë edhe në Kryesi të Kuvendit, që mos sillni marrëveshje ndërkombëtare në qoftë se nuk ka konsensus politik, sepse bëhemi gaz.

Votat e AAK-së i keni sa herë që të bini marrëveshje ndërkombëtare. Mirëpo, është shumë me rëndësi që të ndërtoni konsensus politik dhe mos dilni në foltore për të elaboruar çështje të cilat e prishin konsensusin. Është marre për këtë Kuvend të sillet kështu!