Tahiri-Kurtit: Votimi dje nuk i ka ndihmuar demokracisë në Shqipëri, e as nuk i ka bërë mirë Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri e ka konsideruar të pajustifikueshme mos prezantimin e një plani qeverisës katër muaj pas zgjedhjeve.

“Është e pajustifikueshme që katër muaj pas zgjedhjeve të mos kemi një dokument që do t’i paraqitet qytetarëve me prioritete por po thoni se po shkojmë në Bruksel dhe më pas të paraqesim planin qeverisës dhe po i lëvizni ato”, ka deklaruar Tahiri.

Më tutje Tahiri i ka bërë thirrje Kurtit që të mos të prezantojë qysh sot planin qeverisës.

Ndërsa për sa i përket votimit të tij në zgjedhjet në Shqipëri, Tahiri tha se nuk i ka ndihmuar demokracisë në Shqipëri dhe as nuk i ka bërë mirë Kosovës.

“Mos boni eksperimente me orën policore, me tema nacionale, me dialogun. Kërkojë nga ju që sot  të na e prezantoni një plan qeverisës. Lëreni arrogancën. Votimi dje në Shqipëri nuk besoj që i ka ndihmuar demokracisë në Shqipëri, e as nuk i ka bërë mirë Kosovës, vetëm se ka nxitur zërat e shteteve kundër Kosovës”, ka thënë Tahiri.