Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, në një postim në platformën sociale, Facebook, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po vazhdon të ankohet për ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radojiçiq, i cili morri pjesë në sulmit terrorist në Banjë të Zveçanit, por pa treguar se përse e la të lirë të ikë më 24 shtator.

Reagimi i tij erdhi pas një konference të Kurtit së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, të cilët paralajmëruar se Radojiçiq po përgatitet për sulme të reja në Kosovë.

“Përmes dronit të institucioneve të sigurisë, kryeministri i ka përcjellur në kohë reale lëvizjet e Radojiçiqit. Megjithatë, ai dhe banda e tij u lejuan të iknin dhe sot paraqesin rrezik serioz për sigurinë e Kosovës”.

Kurti, sipas Tahirit, po vazhdon të manipulojë me sentimentin patriotik, kurse në anën tjetër i lejoi korridor tërheqjeje Radojiçiqit.

“Pasi ishte koordinuar me të muaj më parë përmes shefes së grupit të tij parlamentar”.

VIDEO BONUS: Protestojnë punëtorët e KEK-ut, kërkojnë rritje të pagave