Tahiri: Kosova mund të funksionojë me 15 ministri dhe secila nga dy zëvendësministra

Besnik Tahiri koordinator nacional për Reforma Shtetërore ka thënë se Kosova mund të funksionon shumë mirë me vetëm 15 ministri me nga 2 zëvendësministra.

Në një tryezë që u diskutua për përgjysmimin e numrit të ministrive, Tahiri tha se Ligji për Reforma Shtetërore është ndër ligjet më të rëndësishme.

Ai tha se është e domosdoshme zvogëlimi i numrit të ministrive dhe zëvendësministrave.

‘Në vlerësimin e analizave që ne i kemi bërë Kosova mund të funksionojë shumë mirë me 15 ministri dhe secila ministri ka 2 zv- ministra të cilët kanë detyrë. Zvogëlimi është drastik”, tha ai.

“Nuk do ta dërgoj këtë ligj pa e sanksionu numrin sepse është problem shumë serioz”.

“Ne e kemi përfunduar ligjin në maj. Ideja ime ka qenë se si qeveri Haradinaj ta shtyme përpara pakon e reformës shtetërore”.

“Qeveria funksiono mbi një rregurativ ligjore. Me i nda sekt përgjegjësitë”.

“Problemi i parë na ka dal numri”.

“Kjo qeveri i ka 18 zëvendëse të pakicave. Nuk ka shtet që ju ka jep vendimmarrje pakicave”.

“57 zëvendësministra kanë qenë në qeverisjen e kaluar ndërsa ne qeveri tonë janë 75”.

“Kemi ardh në përfundim qe numri është problem dhe duhet me sanksionua”.

Ai tha se për këtë ligj e kam mbështetjen e plotë të Kryeministri Haradinaj dhe liderëve tjerë.