Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, në seancën e Kuvendit ka deklaruar se pret që të ketë reflektim nga Qeveria dhe deputetët e shumicës sa i përket çështjes së Trustit.
Ai tha se ligji për pagën minimale trajton një temë, që sipas tij, sot s’është as temë, sepse në sektorin privat nuk ka pagë nën 250 euro.
“Ky ligj s’ka asnjë ndikim. I vetmi ndikim që ky ligj ka sot është që të bëhet llugë Kosova. Me t’i pru veteranët përpara kuvendit, me kriju kauza pa kurrfarë nevoje. Fjala e fundit e demokracisë është konsultimit paraprak, është ndërtimi i konsultimit. Ju po thoni se si grup parlamentar keni më së shumti veteranë, por kush iu ka konsultuar juve me iu thanë se “çka po ua merr mendja bre burra se duam ta sjellim një ligj?”. Kush na ka konsultuar neve? A duhet t’i thoni një iniciative blanko “jo””, është shprehur Tahiri.
Ai kërkoi prej qeverisë që të ulet me palë dhe të diskutohet përpara se të vijë tek trajtimi sepse sipas tij, partitë politike në kuvend kanë dimensione të ndryshme.







