Tahiri: Kërkoj nga deputetët që mos ta votojnë vendimin për zgjatje të masave emergjente

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, gjatë seancës së jashtëzakonshme ka kërkuar nga deputetët që mos ta votojnë vendimin për zgjatje të masave emergjente.

“Kërkoj nga ju deputetë që sot mos ta votojmë këtë vendim për masa emergjente, por në mënyrë urgjente të kërkojmë që në kuvend të vjen strategjia energjetike dhe ta dimë cili është qëndrimi politik, programor dhe zhvillimor i Kosovës në raport me sektorin më strategjik, që ndërlidhet me kapacitetet tona si vende, njëkohësisht me aspektin zhvillimor, ekonomik dhe të sigurisë kombëtare”, tha ai.