Tahiri: Kemi arritur ta transformojmë sistemin e drejtësisë – krejt kjo falë edhe ambasadës britanike

Ministri në dorëheqje i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka pritur sot në një takim lamtumirës ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruari O’Connell.

Tahiri ka falënderuar qeverinë britanike si dhe ambasadorin O’Conell për mbështetjen e dhënë në transformimin e sistemit të drejtësisë.

“Për një kohë të shkurtë kemi arritur ta transformojmë fizionominë e sistemit të drejtësisë dhe në këtë arritje kanë merita edhe partnerët tanë zhvillimor”.

“Jam falënderues ndaj qeverisë britanike që përmes Ambasadës dhe Ambasadorit Ruari O’Conell, përgjatë këtyre dy viteve, kam pasur mbështetje të vazhdueshme dhe direkte me ekspertë, me koncepte dhe me qasje konstruktive në reformat tona” ka thënë Tahiri.

loading…