Besnik Tahiri,  ish-deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në emisionin “Real Talk me Maxhunin”, që transmetohet në Periskop dhe T7, e ka quajtur kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, manipulator politik, që për qëllim ka bllokimin institucional dhe tendencë autoritare të qeverisjes.

Tahiri thotë se opozita që nga fillimi i këtij mandati ka rënë në një “kurth të mirëplanifikuar” nga Kurti, duke lejuar që një çështje procedurale të shndërrohet në krizë të përmasave kushtetuese.

Sipas tij, gracka e parë ka ndodhur në momentin kur u kontestua votimi për verifikimin e mandateve të deputetëve, një procedurë e thjeshtë me ngritje dore.

“Ish-opozita ka rënë në grackën e Kurtit që në ditën e parë, sepse në ditën e parë kur është kontestuar votimi i verifikimit të mandateve, ai e ka testuar sentimentin e opozitës”, u shpreh Tahiri.