Tahiri ia çon një mesazh Qeverisë Kurti me disa foto nga vaksinimi në Vushtrri

Për disa orë para sallës “1 tetori” në Prishtinë është krijuar tollovi gjatë pritjes për vaksinim të personave mbi moshën 65-vjeçare.

Për këtë ka ndërhyrë policia e Kosovës, derisa, MSH-ja është arsyetuar se personat që kanë krijuar tollovinë janë të komunave tjera.

Mirëpo, është kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri që i ka reaguar nivelit qëndror duke publikuar disa foto ku shihet se si po shkon procesi i vaksinimit në këtë komunë.

“Vaksinimi në Vushtrri    . Drejtoria e Shëndetësisë, Inspeksioni Komunal të gjithë në mbrojtje të shëndetit të qytetarëve ”, ka shkruar ai.