Tahiri i PDK-së: Në momentin që kalon pandemia do të angazhohemi të shkojmë në zgjedhje

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, në emisionin Pressing të T7, ka thënë se partia e tij do të angazhohet që të shkohet në zgjedhje në momentin që do të përfundojë pandemia.

“Në momentin që kalon pandemia do të angazhohemi të shkojmë në zgjedhje”, është shprehur Tahiri.

E kjo për shkak se PDK’ja nuk beson se shteti është në duart e duhura.

“Ne nuk vlerësojmë se shteti është në duart e duhura. Këta partneritet edhe më parë kanë”, ka thënë Tahiri.

Tutje, Tahiri theksoi se këto emërime të pabaza nga ana e Kurtit ka qenë degradim më i madh se ato më herët që kanë ndodhur në qeveritë e kaluar.

“Koalicion që ishte lidhë për agjentë të tyre, e jo koalicion për agjentë, e pamë një koalicion që u ndërtu si rezultat i ambicieve të njerëzve të këtyre partive, u bënë disa lëvizje, siç ishin emërimet e pabaza nga Kurti ishin degradim më i madh se ato më herët”, shtoi Tahiri.