Tahiri i drejtohet me një video Kurtit: Kryeministër, ndale qasjen për kapje të çdo institucioni publik

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, përmes një videoadresimi në profilin e tij në Facebook i ka kërkuar kryeministrit Kurti ta ndalë qasjen për kapje të institucioneve publike.

Sipas Tahirit, kryeministri Kurti në emër të reformës në arsim, po tenton ta kapë edhe Universitetin e Prishtinës, apo më saktësisht shkarkimin e rektorit aktual.

“Kryeministër, ndale qasjen për kapje të çdo institucioni publik! Nuk të bën ndër as ty e as Kosovës”, ka thënë Tahiri.