Tahiri: Dasma për 10 persona është hajgarja më e madhe që i bëhet gastronomëve nga ana e Qeverisë

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka reaguar pas masave masave anti- Covid 19, të marrura në mbledhjen e sotme të Qeverise Kurti.

Tahiri është shprehur se këto masa për mbyllje do jenë hapje për qarkullim dhe biznes në rajon, ndërkaq shtoi se lejimi i dasmave për 10 persona është hajgarja më e madhe që i bëhet gastronomëve nga ana e Qeverise.

Postimi i plotë:

Mbyllja e sotme është hapje dhe qarkullim e mundësi biznesi më shumë për Shkup, bregdetin shqiptar dhe atë malazez. Kurse, dasma për 10 persona është hajgarja më e madhe që i bëhet gastronomisë! Eksperimenti ka nisur!