Tahiri: BE-ja t’ia bëjë të qartë Serbisë që ia ndalon integrimin nëse nuk vendosen sanksione kundër Rusisë

Ish-kryenegociatorja e palës kosovare në dialogun Kosovë-Serbi, Edita Tahiri, ka kërkuar nga BE-ja që, njësoj sikurse SHBA-ja, t’ia kushtëzojë sanksionet ndaj Rusisë.

Ajo këtë e ka deklaruar në ‘Facebook’, duke potencuar se Këshilltari i lartë i Departmentit Amerikan të Shtetit ia kërkoi Serbisë vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë, shkruan Demokracia.com.

“Zyrtari i larte amerikan Chollet kerkoi dje nga Serbia te vendos saknsione kunder Rusise. Tash duhet edhe BE-ja ta kushtezoj Serbine, duke ia bere te qarte se do ta ndal integrimin e Serbise ne BE nese nuk vendos sanksione kunder Rusise”, ka deklaruar ajo.

“Keto dy politika te qarta amerikane dhe evropiane do ti hapin rruge marreveshjes finale me njohje reciproke!  Pa u shkeputur nga Rusia, Serbia do te mbetet problemi i Ballkanit!”, ka vijuar më tej ish-kryenegociatorja kosovare.