Tahir Batatina gjobitet nga Komisioni Disiplinor, shkak akuzat ndaj gjyqtarit dhe FFK-së

Kryetrajneri i Llapit, Tahir Batatina është gjobitur me 200 euro nga Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës.

Sipas njoftimit, Batatina pas ndeshjes me Gjilanin (0:1) para pak javësh kishte akuzuar gjyqtarin kryesor dhe organet e FFK-së për epilogun përfundimtar.

“Kryetrajneri i FC ”Llapi”, Tahir Batatina nr ID 001144M77. Në prononcimin për media pas përfundimit të ndeshjes Llapi – Gjilani , akuzoj gjyqtarin kryesor dhe organet e FFK-së për epilogun përfundimtar të ndeshjes. Sipas xhirimit televiziv. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika C dhe neni 10 pika A i Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë me shumë prej 200 euro. Afat i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhët i plotfuqishëm.(Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1)”, thuhet në njoftimin e lëshuar në uebfaqen e FFK-së.