“Ta shkër*** nanen, guxo dil tash e mbas në rrugë”, u.d. i drejtorit të Spitalit të Gjakovës kërcënohet nga punëtori teknik pasi ia ndërroi vendin e punës

U.d. i drejtorit ekzekutiv të Spitalit të përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë, para pak çastesg ka marrë një kërcënim përmes telefonit, njofton Ballkani.Info.

Zëdhënësi i Policisë Nysret Xhurkaj ka njoftuar për Ballkani.Info se u.d. i drejtorit të Spitalit të Gjakovës ka njoftuar Policinë, se për shkak të ndërrimeve të bëra në repartin e Pulmologjisë të një punëtori teknik, i dyshuari e ka kërcënuar me fjalët “Pse ma ki ndrru vendin e punës” dhe “Ta shkër***** nonen, guxo dil tash e mbas në rrugë”.

“Me datë 22.01.2022 rreth orës 19:00, viktima (ushtrues i detyrës se drejtorit ekzekutiv te spitalit te përgjithshëm “Isa Grezda”, Gjakove) deklaron se per shkak te ndërrimeve te bëra ne repartin e pulmologjisë, i dyshuari i revoltuar për ndryshim e vendit te punës kishte thirrur përmes telefonin viktimen duke i thene: “ Pse ma ki ndrru vendin e punës” , si dhe “Ta shkerdhefsha nonen, guxo dil tash e mbas ne rruge”, dhe e ka mbyllur telefonin. I dyshuari eshte arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër te Prokurorit Kujdestar lirohet ne procedurë te rregullte. Rasti nen Hetime”, ka njoftuar Xhurkaj për Ballkani.Info.