Szunyog: Shpresojmë që situata në veri nuk do të përkeqësohet për shkak të tabelave

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog pret që deri në fund të këtij muaji të ketë takime në e mes të kryeministrit të Kosovës dhe presidentit të Serbisë në të cilat ai pret që të flasin për marrëveshje gjithëpërfshirëse por edhe për çështje aktuale, përfshirë atë të targave.

Ai thotë se Bashkimi Evropian shpreson që të mos ketë tensione në veri të vendit për shkak të tabelave të automjeteve.

Në një intervistë për KosovaPress, Szunyog thotë se shpreson që palët “të punojnë në mënyrë serioze dhe të përpiqen të gjejnë zgjidhje për situatën në një mënyrë e cila është në pajtueshmëri me marrëveshjet valide.

Szunyog: Shpresojmë që situata në veri nuk do të përkeqësohet për shkak të tabelave

“Shpresojmë që para se të vijmë në fund të muajit do të kemi zhvillime pozitive në kuptimi ne asaj që po shpresojmë për takime të dy liderëve dhe të dy liderët gjatë tetorit të flasin për marrëveshje gjithëpërfshirëse, për normalizimin e plotë por gjithashtu për çështjet aktuale, qoftë për tabelat, qoftë për çështje të tjera prandaj po shpresojmë për zhvillime në këtë drejtim dhe natyrisht po shpresojmë që situata në veri nuk do të përkeqësohet, në veçanti për shkak të tabelave të automjeteve. Shpresojmë të kemi zhvillime pozitive para se të arrijmë më 31 tetor mirëpo të gjithë shpresojmë të punojnë në mënyrë serioze dhe të përpiqen të gjejnë zgjidhje për situatën në një mënyrë e cila është në pajtueshmëri me marrëveshjet valide dhe po ashtu të kenë komunikim të afërt”, ka thënë ai.