Ambasadori i BE

Szunyog pret që projektligji për KPK të jetë në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka thënë se pret që projektligji për Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK) të jetë plotësisht në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias para se të miratohet si ligj.

Të enjten në Kuvend ka kaluar në lexim të parë projektligji për KPK-në. Para seancës aktivistët e PSD-së kishin mbajtur aksion për ta kundërshtuar.

“Pash se Kuvendi i Kosovës ka kaluar në lexim të parë projektligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës. Ne presim që projektligji të jetë plotësisht në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias para se të adoptohet si ligj”, ka shkruar Szunyog në platformën “X”.