Sylejman Selimi

Sylejman Selimi thotë se është fyese të thuhet për të se ka rrahur një person ngase nuk iu shiti dele UÇK-së

Sylejman Selimi në fjalën përfundimtare para Gjykatës Themelore në Prishtinnë, tha se për të personalisht është fyese të thuhet se e ka rrahur një person, sepse i njëjti nuk i ka shitur dele UÇK-së.

Sipas tij, në ofensivat më të mëdha, kur kanë pasur njerëz të vrarë e të plagosur, si është e mundur të ketë shkuar në 12 të natës e ta rrahë një person.

“Shumë njerëz të plagosur dhe të vrarë, të argumentume dhe dëshmume, si është e mundur me shku në 12:00 të nates me rrah një person unë”, tha ai.

Fillimisht, Prokuroria Speciale kishte ngritur aktakuzë ndaj 15 të pandehurve por që me aktvendim aktakuza është ndarë në dy akuza, “Drenica 1″ dhe “Drenica 2”. /BetimipërDrejtësi/