Sylejman Selimi bën homazhe te Zahir Pajaziti dhe te Fadil Vokrri

Gjatë ditës së sotme ish-komandanti i UÇK-së, Sylejman Selimi, ka bërë homazhe pranë shtatores së Zahir Pajazitit, varrit të Fadil Vokrit e të Adem Demaçit.

Selimi këtë nderim ndaj heroit dhe veprimtarëve e bëri disa ditë pasi që u lirua me kusht nga burgu.

Ish-kreu i UÇK-së do të jetë nën mbikëqyrje të Shërbimit Sprovues të Kosovës deri më 30.10.2020.

Ai ishte arrestuar në maj të vitit 2013 dhe ishte shpallur fajtor për një vepër penale të krimeve të luftës kundër popullatës civile nga Gjykata Themelore në Mitrovicë më 27 maj 2015 duke u dënuar më 6 vjet burg.

Ndërsa, më 7 qershor 2018 është mbajtur rigjykimi për “Drenica 2”, më 11 qershor është mbajtur për “Drenica 1”.