Sylë Tahirsylaj tregon motin për ditët e ardhshme, pritet ngritje e temperaturave

Pas reshjeve të shiut, vendin tonë e presin ditë të nxehta.

Ditëve të fundit është raportuar për rikthimin e temperaturave të larta në Evropë, i nxehtë ky që do të prekte edhe Kosovën.

Ballkani.info ka kontaktuar me profesorin e meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj, i cili ka thënë se në ditët e ardhshme në vendin tonë do të ketë temperatura kryesisht të nxehta.

“Në ditët në vijim parashikohet mot i mirë me diell, pa reshje atmosferike. Ky mot do të vazhdojë deri në fund të javës. Temperaturat në krahasim me muajin që lamë pas do të jenë më të ulëta, ku minimalja do të jetë 12-14 gradë celcius, ndërsa temperaturat maksimale do të arrijnë nga 27-33 gradë celcius”, ka thënë Tahirsylaj.

Tutje, ai ka thënë se vendi jonë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të cilat vijnë nga Afrika Veriore, ndërsa ka thënë se fusha e shtypjes atmosferike është në vlerat normale të klimës së Kosovës.

Në fund, Tahirsylaj ka thënë se ky mot është i mirë veçanërisht për fushën e bujqësisë, ndërsa ka shtuar se këto temperatura mund të shfrytëzohen për turizëm malor dhe bregdetar. /Ballkani.info

loading…