Syla: VV e paska sos me na i kthy agregatat, qeveria po ndjell fukarallëk

Gazetari Valon Syla ka reaguar pas kërkesave nga Qeveria e Kosovës për të kursyer energjinë elektrike.

Përmes një postimi në Facebook, Syla ka thënë se Vetëvendosje dëshiron të kthejë gjeneratorët si para vitit 2007.

“Vetëvendosje e paska sos me na i kthy agregatat si para vitit 2007. Një Qeveri anemike, që ndjellë veç fukarallëk. As qumsht skemi por vjen nga Sllovenia e Hungaria dhe importojmë, as mish nuk prodhojmë por vjen prej Brazili… kjo politikë as e majtë s’është. Bile e majta e kishte subvencionuar dhe e kishte pru energjinë si keksat pllazma që ‘patriotat’ e Vetëvendosjes e hajnë msheft… por eshtë thjeshtë Qeveri e pa aftë, e pa dijshme, dhe po me doket që është edhe e poshtër”, ka shkruar Syla.

Ai ka thënë se Qeveria e udhëhequr nga PDK në vitin 2007 i kishte larguar gjeneratorët, ndërsa ka thënë se në vitin 2022 kryeministri Albin Kurti dhe ministrja Artana Rizvanolli dëshirojnë t’i kthejnë.

“A ka kifle? A ka qumsht? A i keni ble tazat bre dreqi në bark ja u honkt. Marksi e ka një libër Mjerimi i Filozofisë e ju me refernecë edhe të Marksit jeni Qeveri e Mjerimit… ose Mjerim Qeverisës”, ka përfunduar Syla.

Kujtojmë se energjia elektrike ka nxitur mjaft debate gjatë ditëve të fundit, pasi që është paralajmëruar ngritje e çmimeve të energjisë.

Postimi i plotë: