Syla: Veton Surroi nuk ia falë Hashim Thaçit çlirimin (çkapjen) e Kosovës nga Serbia

Pas deklaratave që ka dhënë publicisti Veton Surroi në lidhje me aktakuzat ndaj Hashim Thaçit e Kadri Veselit, ka reaguar këshilltari i presidentit, Ismail Syla.

Ai ka shkruar në Facebook se Veton Surroi nuk ia falë Hashim Thaçit ç’kapjen nga Serbia.“Veton Surroi nuk ia falë Hashim Thaçit çlirimin (çkapjen) e Kosovës nga Serbia”, ka shkruar Syla.

Ndryshe, publicisti Veton Surroi është shprehur se aktakuza ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe krye-parlamentarit Kadri Veseli nga Gjykata Speciale është njëfarë fillimi i ç’kapjes së shtetit të Kosovës.
Surroi, në llogarinë e tij në Twitter ka shkruar “një fillim dramatik i çlirimit nga kapja e shtetit”.Poshtë këtij shënimi ai ka shpërndarë njoftimin zyrtarë të Gjykatës Speciale, e cila akuzon Thacin e Veseli për vrasjen e 100 personave.

Përveç Thaçit dhe Veselit gjykata akuzon edhe nëntë persona të tjerë, emri i të cilëve ende nuk është bërë i ditur.Pos akuzave për vrasje, aty ka edhe akuza të tjera për rrahje, toruturë e të tjera.