Syla thumbon Lajcakun: Le t’ia jep Pacolli një ‘krug’ aeroplanin e tij, kallxoni që Kosova i ka bo senet

Publicisti Valon Syla ka thumbuar emisarin special të BE’së, Miroslav Lajcak, lidhur me ngecjet e tij nëpër aeroporte për të ardhur në Kosovë.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ai ka thënë se është mirë që politikani kosovar, Behgjet Pacolli, t’ia jap një herë për vizitë aeroplanin e tij.

“Percillne kadale… se as aeroplan s’kish emisari i BE’së. Kallxoni që Kosova i ka bo senet.”, ka shkruar tutje Syla.

Shkrimi i plotë i tij:

Mire është Behgjet Pacolli me ja jep 1 ‘krug’ aeroplanin Lajcakut, se sdi qysh kthehet. Percillne kadale… se as aeroplan s’kish emisari i BE’së. Kallxoni që Kosova i ka bo senet