Syla: Tash s’kemi nevojë për armiq, presidentja Osmani e kryen punën e atyre brenda

Gazetari Valon Syla ka vazhduar me kritika kundrejt u.d. presidentes Vjosa Osmani, pas intervistës së saj në BBC.

Syla përmes një shkrimi në Facebook, ka shkruar se 20 vite Serbia dhe shtetet armike kanë propaganduar se Kosovës është djep i krimit dhe shtet i dështuar, ndërsa Osmani në BBC e ka konfirmuar propagandën e tyre.

Sipas Sylës, tashmë nuk ka nevojë për armiq, pasi që është mikja presidente Vjosa Osmani, ajo e kryen punën e armiqve.

Postimi i plotë:

20 vite Serbia, dhe shtet armike të Kosovës kanë propaganduar se Kosova është djep i krimit dhe shtet i dështuar. Deklaratat e Vjosa Osmanit në BBC, e konfirmuan propagandën e tyre. Tash ska nevojë për armiq, kur e kemi mike e Presidente Vjosa Osmanin. Ajo vet e kryen punen e këtyre armiqve… tash e kemi brenda. Urime.

#albanologji #diplomacia #zhabar