Analisti Valon Syla, ka denoncuar qasjen selektive të Haki Abazit – ish zëvendëskryeministër në Qeverinë e Albin Kurtit, dhe gazetares Jeta Xharra.

Ai ka përmendur subvencionimin që i ka bërë Qeveria Hoti 19 kompanive që merren me nxjerrjen e lëndës së zhavorrit nga lumenjtë e Kosovës – një dukuri kjo që ka shëmtuar dhe dëmtuar rëndë ambientin për vite me radhë.

Syla denoncon heshtjen e Haki Abazit dhe Jeta Xharrës për çështjen – duke i përmendur kundërshtimet që kanë pasur për ndërtimin e Termocentralit Kosova e Re dhe së fundi për hidrocentralet.

“Qeveria e Kosovës me ligjin për rimëkëmbje ekonomike, i paska subvencionu edhe 19 kompani që merren me nxjerrjen e zhavorrit nga lumejtë, që janë shkatërruesit më të mëdhej të lumenjve dhe ambientit… këtë e paska shty Gaz Abrashi i AAK’së…Nxjerrja e zhavorit ndalohet edhe me ‘Ligj të Ujrave’…”, shkruan Syla në Facebook.

“Por mediat e Haki Abazit dhe Jeta Xharrës, që merren me mbrojtje të ambientit, nuk i sulmojnë këta zhavorristat, por vetëm termocentralet dhe hidrocentralet, solaret se fokusin e kanë vetëm në energjetjkë, dhe jo esencialisht të mbrojtja e ambientit. Kjo vlenë edhe për disa OJQ që merren me këto punë”, shton ai.

Edhe gjatë ditës së djeshme Syla denoncoi këtë qasje duke përmendur argumentin se Kosova ka rezerva të mëdha nëntokësore të thëngjillit, ndërkohë që importuesi kryesor i energjisë mbetet pikërisht armiku më i madh i shtetësisë së Kosovës, Serbia.

Shkrimi i plotë i Sylës në Facebook:

Qeveria e Kosovës me ligjin për rimëkëmbje ekonomike, i paska subvencionu edhe 19 kompani që merren me nxjerrjen e zhavorrit nga lumejtë, që janë shkatërruesit më të mëdhej të lumenjve dhe ambientit… këtë e paska shty Gaz Abrashi i AAK’së…

Nxjerrja e zhavorit ndalohet edhe me ‘Ligj të Ujrave’…

Por mediat e Haki Abazit dhe Jeta Xharrës, që merren me mbrojtje të ambientit, nuk i sulmojnë këta zhavorristat, por vetëm termocentralet dhe hidrocentralet, solaret se fokusin e kanë vetëm në energjetjkë, dhe jo esencialisht të mbrojtja e ambientit. Kjo vlenë edhe për disa OJQ që merren me këto punë.

#energjetikë #lobimi #mafia #gjelbërt #aak