Syla: Ramush Haradinaj si president garanton siguri, stabilitet dhe unitet politik

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Gazmend Syla ka thënë se Ramush Haradinaj çdo herë ka përfaqësuar një figurë unifikuese.

Ai në një intervistë në faqen zyrtare të AAK-së ka folur për jetën e tij personale, profesionale, përjetimet e tij si ushtar i UÇK-së si gjashtëmbëdhjetëvjeçar, sukseset gjatë karrierës së tij si pjesë e AAK-së.

Syla ka rrëfyer se si shumë të rinj edhe ai kishte fatin që si gjashtëmbëdhjetëvjeçar të njihet me UÇK-në, dhe që nga ajo kohë deri në përfundim të luftës ka qenë ushëtar i UÇK-së.

Syla kishte vullnet për liri dhe triumf të UÇK-së. Arsye kjo që e bëri atë që ta ndërprente edhe mësimin, i cili në atë kohë ishte nxënës në Shkollën e Mesme në Pejë.

Ai në këtë rrëfim, flet edhe për heroin Luan Haradinaj, e që Syla e quan të pavdekshëm. 

“ Luani për mu si i ri ishte i pavdekshmi, ishte djali që i mundë të gjithë e nuk vdes kurrë. Kjo ishte dhimbja ime e parë. Pastaj është rënia e heroit Shkelzen Haradinaj, që ishte humbja ma e madhe e UÇK-së, për shkak se të githë luftëtarët jo që e kemi konsideruar si komandant por si prind, e këtë e dëshmojnë të gjithë ushtarët e UÇK-së”, rrëfen Syla, duke shtuar edhe momentin e tij më të prekshëm, rënien e heroit Naser Brahimaj, i cili ishte vrarë nga forcat armike afër Sylës.

Syla shton që lufta çlirimtare e UÇK-së në Dukagjin identifikohet me komandantin Ramush Haradinaj. 

“Gjithmonë na ka pri. Ka qenë shumë familjar, asnjëherë nuk e kemi ndjerë veten të vetmuar kur kemi qenë me Ramushin. Prezenca e tij na ka bërë të ndihemi dyherë më të fortë”, shtoi Syla.

Syla thekson se Haradinaj gjithmonë ka përfaqësuar një figurë unifikuese dhe gjithmonë ka qenë afër ushtarëve dhe shpeshherë ushtarët nuk e dinin që ai është komandant, për shkak të modestisë së tij.

Syla përmend edhe se është kryetar i degës së OVL-UÇK në Pejë. 

Ai ka qenë po ashtu edhe Këshillar në Qeverinë Haradinaj.

Deputeti Syla tutje thekson se në Kuvendin e Kosovës gjithmonë ka qenë zë i luftëtarëve, invalidëve  dhe familjarëve të dëshmorëve. 

Vedimet e rëndësishme në Qeverinë Haradinaj siç thotë Syla kanë ngritur dhe e kanë theksuar identitetit e qytetarëve të Kosovës, siç përmend, Taksën në raport më Serbisë, pastaj ideja e një projekti për ndarjen e Koasovës e që Haradinaj ishtë kategorik për ndarjen e tij, ndalimi i kazinove, trajtimi i ushtarëve të UÇK-së e shumë vendime të tjera.

“ Vendosmëria e Ramush Haradinajt na ka bërë që ne të kemi ndjenjën e një qytetari të lirë duke qenë zot shtëpie në shtëpinë tonë. Ky është fakt që është dëshmu”, tha Syla.

Ai përfundoi se Ramush Haradinaj si president garanton siguri, stabilitet dhe unitet politik.