Publicisti dhe gazetari, Valon Syla, është indinjuar me faktin se Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), po bën reagime selektive ndaj kërcënimeve dhe linçimeve ndaj gazetarëve, në këtë rast ajo çfarë është duke bërë u.d. e presidentes, Vjosa Osmani dhe stafi i saj, me reagimet ndaj disa mediave që kanë raportuar saktë rreth pohimit të saj se kontrata me William Walker ka skaduar dhe nuk është vazhduar, por që më pas ajo ka ndryshuar tërësisht këto fjalë.

Syla përmes Facebook, ka bërë të ditur se është duke u bërë reagim selektiv nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, duke përmendur faktin e linçimeve dhe reagimeve diskredituese që po bëhet nga Presidenca dhe stafi i saj ndaj disa gazetarëve dhe mediave, ndërsa nuk ka asnjë reagim publik nga AGK në këtë drejtim.

Postimi i plotë:

Shoqata e gazetarëve AGPK kish qenë mire me reagu edhe për kesi diskreditime qe po behen nga Presidenca dhe stafi i saj, sidomos burri i Vjosa Osmanit dhe ai Peci, që paska thurrë vargje lavdie për rrena. Nuk reagohet vetëm kur ta rrehin najkon. Apo nuk na llogaritni gazetarë, pëveç kta te KTV’së edhe Serbeze Haxhiun, Xhemajl Rexhen, Ardiana Thaçin, Fidan Jupollin.

A kur te kercenohet Baton Haxhiu,Berat Buzhala

eParim Olluri

,Astrit Gashi

eIlir Mirena

e plotë tjerë, s’po u deshka me reagu.Qe 20 vjet linçohet Baton Haxhiu prej Bota Sot edhe dy partive politike S’keni reagu!Nuk keni reagu per raportin fake te VVse kunder Ekspresit, e disa mediave.Nuk reaguat per mua kur me fyu Gani Geci, se jam serb.Nuk reaguat kur u linçua Ilir Mirena,Nuk reaguat kur u linçua Astrit Gashi nga Konjufca e tjerë…Cka jeni ju? Per mbrojtje te gazetareve apo nje zyre me dy kompjutera e vec dy tri mediave te Kosoves?Ka pasë nevojë për një reagim nga AGPK, të tregoj se Fake News ishte Presidenca, për rastin me Fondacionin Walker.#albanologji#agpk#liria#fjala