Syla pas uljes së rasteve të reja: Ku jeni o popull i Kurtit, a u shnoshët meniherë sot? Pse po rreni?

Analisti dhe gazetari, Valon Syla ka reaguar pas rënies së rasteve të reja me koronavirus në Kosovë.

Ai ka thënë se kjo është një gënjeshtër e cila nuk ka kuptim dhe se njëra nga realitetet e këtyre ditëve është gënjeshtër, shkruan Ballkani.info.

“Pse i paskeni shti masat, masi ranë numrat kaq shpejtë. Ja po rreni për numra, ja për masa të rënda ekstreme? Cila është rrena?”, ka shkruar Syla në facebook.

Postimi:

Ku jeni o poplli i Albin Kurtit. A u shnoshët menihere sot? Prej 975 rasteve në ditë, paskan ra në 489 për 6 ditë… sot. Pse po rreni?Pse i paskeni shti masat, masi ranë numrat kaq shpejtë. Ja po rreni për numra, ja për masa të rënda ekstreme? Cila është rrena?Po ju jeni patologjik, ja rrenca kronik se rrenën e keni diagnozë. Kurrë nuk shnosheni. #albanologji#rrena#suksesi#folliranta