Syla: Pas Graincës, edhe një deputete pritet ta lë PDK’në

Kalimi i Adelina Graincës nga PDK në VV mund të mos jetë i vetmi. Gazetari Valon Syla ka paralajmëruar ndryshime të tjera.

Sipas Sylës edhe një deputet tjetër i PDK’së pritet t’i bashkohet partisë së Albin Kurtit.

Adelina Grainca u prezantua sonte në VV nga Albin Kurti. Ajo mori pjesë në votimin e Vjosa Osmanit për presidente.

PDK e shkarkoi nga çdo pozitë Garaincën duke thënë se ajo u largua për ‘para të majme dhe tendere’.

Gjithë ditën ka qarkulluar lajmi që deputetja e PDK’së Ariana Shoshi ka arritur marrëveshje me VV’në”, tha Syla.

“E paska demantu para një minuti Shoshi që kalon në PDK”, sqaroi më vonë Syla.

Ndërkohë profesori Blerim Latifi thotë se janë dy deputete të PDK’së në negociata me VV’në.