Valon Syla

Syla: Para 5 viteve kosovarët ishin me rrogat më të larta në rajon, sot jemi të fundit

Analisti Valon Syla ka kritikuar Qeverinë Kurti për varfërim të qytetarëve të Kosovës.

Ai ka bërë me dije se para 5 viteve kosovarët ishin me rrogat më të larta në rajon, ndërsa tani janë në fund të listës.

Në profilin e tij në “Facebook”, Syla ka shkruar se qasja e qeverisë po i dëmton edhe bizneset.

“Çdo dite e më shumë me Qeverinë Kurti po varfërohemi, pe ndjej në xhep, në çmime të larta të ushqimit e patundshmërisë dhe po rrasemi me kopalla albiniste koti… përderisa vendet për rreth po ecin pa ndalë e po pasurohen. Para 5 viteve kosovarët ishin me rrogat ma të nalta në rajon. Sot jemi të fundit. Nëse Qeveria e Albin Kurtit vazhdon kështu, bizneset nga Shqipëria, Maqedonia e Greqia do të na blejnë me centa të metalikut”, ka shkruar Syla.

Ai ka vlerësuar se edhe pas tri viteve qeverisje, Qeveria Kurti nuk ka realizuar ndonjë projekt të madh kapital.

“Kfillnu o të mjerë. Thirrni arsyes e jo inatit. Se gërrnaçat që qirren mas Albin Kurtit, fëmijët e rrogat i kanë në Evropë, edhe disa moti e disa pardje kanë ikë jashtë e sjanë ksajde me ne, perveç me facebook që na e teshin për Kurtin, hala pa bo bash 1 send për këtë vend”, ka shkruar Syla.

VIDEO BONUS: