Publicisti Valon Syla, ka thënë se fitorja e kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi, është vetëm riciklim i hajdutëve, ndryshimi do të ndodhte nëse Saranda Bugujevci do ishte kandidate fituese.
Sipas Sylës, ndryshimi i qeverisjes në Podujevë do të vinte vetëm nëse do ishte fituese Saranda Bogujevci.
Tutje Syla ka thënë se fitorja e Shpejtim Bulliqit në Komunën e Podujevës është vetëm riciklim i hajdutëve.
“Nese Vetëvendosje e kish kandidu Saranda Bugujevcin, do të ishte ndryshim dhe do të fitonte më shumë. Me Bulliqin është vetëm riciklim dhe ndërrim i hajdukave. Shani, por kuptoni çka po ju them o gërrnaça”, ka shkruar Syla në Facebook.
Postimi i plotë:
Nese Vetëvendosje e kish kandidu Saranda Bugujevcin, do të ishte ndryshim dhe do të fitonte më shumë. Me Bulliqin është vetëm riciklim dhe ndërrim i hajdukave. Shani, por kuptoni çka po ju them o gërrnaça..







