Gazetari Valon Syla ka bërë një postim në rrjetin social Facebook pasi u publikua një letër ku lideri i VV’së kërkonte nga gjyqtari i Speciales lirimin me kusht të Rexhep Selimit.
Kurti në letrën e tij kishte përmendur vetëm Selimin, ndërsa nuk ka kërkuar lirimin me kusht të krerëve tjerë të UÇK-së, e Syla për këtë ka pasur kritika të shumta.
“Neser po ja shkruaj edhe une një letër Albin Kurtit, me vetë a bon me i shkru edhe 1 letër si për Rexhep Selimin edhe për ata tjerët me i lëshu prej Speciales. Me pytjen, a i ke nda me qëllim? Valla bre qifti i tij, as bombardimet e NATOs, as luftën, e as lirinë se meriton. Gërrditshëm kjo teoria se Rexha e meriton lirimin me kusht e këta tjerët jo. Por mos ta nin, se të gjithë kthehen në Prill”, ka shkruar ai.







