Gazetari Valon Syla ka reaguar pas lansimit të “Dritares për investime të diasporës”.
Përmes një shkrimi në Facebook, ai ka thënë se kryeministri Kurti “e ka knaq me investime brenda vendit, dhe sot po u jep kredi atyre që janë jashtë vendit”.
“…Pra, na që jetojmë këtu duhet me investu për ata jashtë se Albin Kurti e ka pa që votat e tij janë atje… se brenda mo spo i dhezin mo kopallat.” – ka thënë ai.
Tutje, Syla ka shkruar:
“Kush e ka pas ndermend me dalë ka dalë. Kush e ka pas mendjen nga diaspora me investu ketu janë dhe punojnë… kujna po i drejtohet Kurti atje… baushtellës, pastruseve, me kredi 10 milionë, apo atyre qe jetojnë me social atje e shajnë me komente në Facebook.
Çu more ndreq dicka mrena Kosovës se as kriminelët në burg sun pi mbani.”







