Analisti Valon Syla ka thënë se tendenca e zyrtarit të VV’së, Haki Abazi dhe gazetares, Jeta Xharra për të lobuar kundër projekteve të energjetikës në vend, favorizon importin nga Sebria.

Syla përmes një shkrimi në rrjetin social thotë se kundërshtimet e dy personave në fjalë i sheh si “favorizim i mafisë së importit të energjisë nga Republika Srpska dhe Serbia”.

“Haki Abazi kur e finaconte ‘Jeta në Kosovë’ në menyrë konsistente dhe të pandalur përmes organizates Rockefeller dhe KOSID në menyrë sistematike kanë sulmuar ndërtimin e Termocanralit ‘Kosova e Re’ me pretekest se qymyri krijon ndonjte dhe vetëm dëm dhe duke lobuar që Shtetit duhet te ndertoj kapacitete energjetike me burime që janë të pershtateshme per ambientin. Green. Gjelbërt.”, shkruan tutje Syla.

Më poshtë e keni statusin e plotë:

Tendeca e vazhdueshme e Haki Abazit dhe Jeta Xharrës me lobime kundër çdo projekti të energjetikës në këtë vend, çoftë nga ligniti (thëngjilli), çoftë nga burimet e gjelbërta… favorizon vetëm një gjë, mafinë e importit të energjisë nga Republika Serbe dhe Serbia.

Nuk është normale që një vend që flen mbi thëngjill si Kosova, të jetë kundër këtij resursi. Është njësoj sikur arabët të kishin politika lobuese kundër naftës.

Kosova që prej vitit 1968, kur është ndertu Kosova B, nuk ka instaluar asnjë Megavat MË domethënës të prodhimit të energjisë dhe mbetet e varur nga importi prej Serbisë dhe Rep. Serbe. Përkatësisht nga Vuk Hamović dhe agjentët operatorë të tij energjetik në rajon.

Haki Abazi kur e finaconte ‘Jeta në Kosovë’ në menyrë konsistente dhe të pandalur përmes organizates Rockefeller dhe KOSID në menyrë sistematike kanë sulmuar ndërtimin e Termocanralit ‘Kosova e Re’ me pretekest se qymyri krijon ndonjte dhe vetëm dëm dhe duke lobuar që Shtetit duhet te ndertoj kapacitete energjetike me burime që janë të pershtateshme per ambientin. Green. Gjelbërt.

Kur u pengua projekti për ndërtimin e TC ‘Kosova e Re’, tash Jeta Xharra nën influencën e Haki Abazit ja ka nis fushatën e eger duke sulmuar edhe ndertimin e hidrocentraleve, dhe kan lobuar në çdo agjenci shtetore e zyre diplomatike me presion publik qe ti ndaloj të gjitha projektet edhe të hidorcentraleve. Sigurisht kur ti ndalin edhe hidrocentralet kanë me nis fushaten e re kunder ndertimit te projekteve solareve, pastaj pas turbinave të erës sepse, ndoshta era po bëjka shumë zhurmë.

Krejt kush po fiton prej kesaj pune o Demir Fazlic dhe EFT e Serbisë e ndoshta pak edhe Hakiu me Jeten e do folliarnta evropianë, që kanë interes të eksportojnë në Kosovë dhe të ndertojnë burime te reja energjetike në vendet e tyre.

S’po bëjka Kosova me ndertu, termo as hidro e as kapacitete të reja, përderisa Serbia dhe Rep. Serbe i ka dyfishuar kapacitetet, 10 vitet e fundit… vetëm Bosnja sot i ka 600 MË/h ma shumë se para 10 viteve. Mos të flas për Serbinë e vendet tjera në rajon.

E kuptoj ruajtjen e ambientit, por tash ashiqare po shihet, se lobimi i këtoj grupi është dhe pritet të jetë kundër çdo ndertimi të kapaciteteve të reja të energjetike. Kosova e ka pak shansa për rritje ekonomike. Dhe energjetika është shtylla kryesore e kësaj, rrigje, vlerësihet se bdikon deri në 2.5% rritje ekonomike në vit, e që momentalisht jemi 4.2%, me COVID19 edhe ma keq. Nëse edhe këtë e sulmojnë lobistat e importit të energjisë… çka na mbetet neve. Qymyri nën dhe, rritja ekonomike gati zero… dhe një green ambiet fukara, ku eurot i korrin mafia e energjisë.

Përpos lobistave, marre edhe për shtetin që nuk arriti qe 20 vjet ta stimulojë prodhimin e energjisë. I përzunëm gjermanët me ‘Kosova C’, amerikanët me ‘Kosova e Re’… tash kanë mbetur ti përzëjmë edhe të tjerët… që importi i energjisë të përfitojë në vazhdimësi.