Syla-LDK-së: Nuk njoh shtëpi shqiptare që del në mbështetje të atyre që i lanë shtëpitë e tyre për tjera

Në zyrat e Lidhjes Demokratike të Kosovës dy ditë më parë ka arritur një zarf nga Lëvizja Vetëvendosje në të cilin zarf gjendej ftesa për kryetarn e i Lidhjes Demokratike që të merrte pjesë në një takim me Kurtin e Osmanin për të diskutuar rreth krijimit të institucioneve të reja, më saktësisht zgjedhjes së presidentit meqë VV nuk i ka votat e mjaftueshme.

Lidhur me këtë ka reaguar gazetari dhe njohësi i zhvillimeve politike në vend, Valon Syla, duke thënë se mbështetja eventuale për Vjosa Osmanin si presidente nuk duhet të vendoset nga kryetari i LDK’së por në një referendum në të cilin do të votonte e gjithë anëtarësia e partisë.

Syla ka thënë se nuk njeh dikë në Kosovë që i ka dalë në mbështetje dikujt që e ka lënë shtëpinë e vetë për një tjetër.

“Nuk njoh shtëpi shqiptare e as kosovare, që del në mbështetje të atyre që i lanë shtëpitë e tyre për tjera”, ka shkruar Syla.

Reagimi i plotë:

Një grua ose njê burrë që e tradhëton shtëpinë e vet, dhe del në një shtëpi tjetër… a duhet të mbështetet edhe në shtëpinë e tjetrit?

Kryetari i ri i LDK’së, ish dashtë me kërku referendum brenda partisë a duhet të mbështetet Vjosa Osmani si Presidente ose jo, në votimin në parlament.

Nuk njoh shtëpi shqiptare e as kosovare, që del në mbështetje të atyre që i lanë shtëpitë e tyre për tjera. Tash po kthehen te shtëpija e vjetër për të kërkuar ndihmë. Pse?

A duhet apo jo mbështetja, mundet me thonë veç antarësia e LDK’së dhe jo vetëm një kandidat.