Analisti, Valon Syla ka reaguar pas ndërprerjes së kontratës së Presidencës me ambasadorin William Walker, i cili me raportimet e tij kishte bërë që tërë bota t’u shoh krimet serbe.
Syla ka thënë se kjo është tendencë e Vjosa Osmanit për ta ndërprerë lobimin amerikan për Kosovën, duke u bërë vegël e Albin Kurtit.
Ai ka kërkuar nga U.D. presidentja Vjosa Osmani që të mos na bëj hor për 6 muaj, sepse veç ushtruese e detyrës është dhe prapa vetës vetëm Haxhi Abdylin e ka.
“Tendeca me i nderpre kontratat me Amerikanë… sikur rasti i Vjosa Osmanit me Walkerin nuk është vetëm një tendencë… me rujt buxhet, por me i nderpre lobimet amerikane.
Kjo sjellje, me ja ndërpre kontratën njeriut qē e dha dritën e gjelber për ta bombarduar Jugosllavinë e Milloshevicit kur ishte Kryeambasador i OSBE’së, kallxon qē në krye të shtetit nuk është një grua kosovare, por është një bukë-përmbys… idiot-politik, dhe gërrnaçe tipike…
Walker, meriton ma shumë se 60 mijë veteranë fallco. Është një mik i Kosovës. Mos na bo horë Vjosa Osmani për 6 muaj, se veç ushtruese e detyrës je, edhe prapa vetës veç atë Haxhi Abdylin e ki. Nuk je ti pernime aty. Je vegël e Albin Kurtit që po të perdor me i shkëput lidhjet me amerikanë.
Marre… e paske bo Kosovën qirak se i paske rujtë do pare koti. Por, këtë po e bënë me i tregu eurodeputetëve koti që s’ti japin as vizat për qytetarët tu… qe lojalitetin e ke në Bruksel, para Washingtonit e Quintit që na solli lirinë me një telefon dhe raport pas Reçakut, pikërisht nga njeriu që e shkarkove sot, nga kontrata.
Përpos që po me vjen marre prej Presidentes time. Edhe po ma gërrditë identitetin tim si kosovarë e shqiptar”, ka shkruar Syla.







