Gazmend Syla i OVL-UÇK në Pejë i ka reaguar Lëvizjes Vetëvendosje pasi kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca u tregua kritik ndaj Listës Serbe duke i përzënë nga Kuvendi këta të fundit.
Syla, përmes një video të publikuar në Facebook, ia ka rikujtuar VV-së bashkëpunimin e saj me Listën Serbe në vitin 2022 ku miratuan Ligjin për Pagën Minimale, duke përjashtuar veteranët.
”K’ta jeni ju” – ka shkruar Syla përbri videos.
Kujtojmë se në seancën plenare të 14 qershorit 2022 votat e Listës Serbe ishin vendimtare në miratimin e Ligjit për Pagën Minimale, duke përjashtuar veteranët.
Në votim kanë marrë pjesë 74 deputetë, përderisa 6 deptuetë nga Grupi Multietnik kanë abstenuar. Përderisa, 68 vota të tjera kanë qenë pro.
Duke marrë parasysh se Lista Serbe ka 10 deputetë në Kuvendin e Kosovës, që të gjithë kanë votuar pro.
Pa votat e tyre, pro këtij ndryshimi do të mbeteshin vetëm 58 deputetë, çka Ligji nuk do të kalonte, pasi nevojiten 61 vota pro, raporton gazeta Nacionale.







