Syla godet: Shumë interesant qysh po iu përputhen mendimet Kurtit e Vuçiqit, për Marrëveshjen e Washingtonit

Opinionisti dhe gazetari, Valon Syla, ka komentuar shpërfilljen që po i bëjnë Marrëveshjes së Washingtonit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë, Aleksanda Vucic.

Para se të ishte në pushtet, kryeministri Albin Kurti kundërshtonte vendosjen e ambasadës kosovare në Jerusalem dhe kishte shpërfillur, dhe vazhdon të shpërfill Marrëveshjen e Washingtonit.

Shpërfillje si të Kurtit për këtë Marrëveshje po bën edhe presidenti serb, Aleksandar Vucic, i cili së fundi ka thënë se nuk ka zhvendosje të ambasadës në Jerusalem momentalisht.

Lidhur me këto qëndrime të Kurtit dhe Vucic, ka reaguar Valon Syla, me anë të një shkrimi në Facebook i cili ka thënë se është shumë interesante se si po iu përputhen mendimet Kurtit dhe Vucicit.

“Qysh ju përputhen mendimet ktyne dyve. Shumë interesant. Pajtim ma i madh me Presidentin Vucic, sesa me Presidentin Biden. Çka është çu ish Jugosllavia në këmbë? Runu se 1 Jugosllavi e kanë prish para 20 vjete”, ka shkruar Syla.