Deputeti i AAK-së, Gazmend Syla ka thënë se është i papranueshëm fakti që fëmijët e dëshmorëve apo luftëtarëve Uçk-së nuk kanë kanë prioritet në konkursin për rekrutë dhe kadetë të Ushtrisë së Kosovës.
Gazmend Syla kërkon nga Ministria e Mbrojtjes që fëmijët e dëshmorëve, të jenë pjesë e Ushtrisë së Kosovës Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Gazmend Syla, ka kërkuar nga Ministria e Mbrojtjes që të nxjerr ndonjë akt nënligjor, në mënyrë që fëmijëve të dëshmorëve të ju lehtësohet mënyra e të qenurit pjesë e Ushtrisë së Kosovës. Këtë kërkesë Syla e ka bërë përmes rrjetit social Facebook.
Postimi i plotë:
E pa pranueshme që Ministria e Mbrojtjes të mos nxjerr ndonjë akt nënligjor, që fëmijëve të dëshmorëve apo luftëtarëve të iu lehtësojë që të bëhen pjesë e Ushtrisë tonë. Qoftë edhe vetëm një pikë në konkurse, në shenjë respekti të sakrificës së prindërve të tyre në luftën për liri. Kjo nuk ndodhë as për kadetët e rinj e as për rekrutët. Paramendoni në shtete të tjera, kategorive të tilla iu bëhet ofertë në shtëpi, nga rekrutuesit, sepse ka vlerë të madhe nëse në ushtri shërbejnë fëmijët e luftëtarëve e dëshmorëve. Asnjëherë nuk jam për diskriminim të dikujt. Por, në shumë sfera, tradita ka rol kryesor. E më së shumti në shërbimin ushtarak.







