Sveçlës i dështoi herën e parë dërgimi i mesazhit për Thaçin, e sqaron edhe një herë çfarë ‘selami’ i çoi VIDEO

Ushtruesi i detyrës së Ministrit në Detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla përmes një deklarate ka sqaruar reagimin e tij të dhënë sot për atë që tha presidenti, Hashim Thaçi, lidhur me dhomën e përgjimeve.

Përmes një reagimi, Svecla ka shpjeguar se çka ka nënkuptuar kur ka thënë për deklaratën e Thaçit duhet të deklarohen ekspertët në ndërtesën ngjitur.

Sipas tij, ai ka thënë se për deklaratën e presidentit duhet të deklarohen në Klinikën e Psikiatrisë.

“Nuk besoj që është koha të flasim për të, nuk është as vendi, ne jemi në qendrën e administratës që QKUK-së, unë mendoj që për këtë duhet të deklarohen në ndërtesën ngjitas (Klinika e Psikiatrisë), ekspertët që punojnë aty”, tha u.d i ministrit të Punëve të Brendshme.