Votimi në veri

Sveçla për qendrat e votimit për të dielën: Jemi në asistim të çfarëdo vendimi të KQZ-së për të organizuar mbarë dhe qetë procesin

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në konferencën e sotme u pyet se si do të organizohet votimi të dielën në Veri- a do të insistohet mbajtja e votimit në shkolla apo do të zëvendësohen qendrat e votimit me kontejnerë.

Ai ka thënë se “janë në asistim të çfarëdo vendimi të KQZ-së për të organizuar mbarë, mirë, qetë këto votime”.

“Çfarëdo kërkese e ligjshme që na vjen prej KQZ-së patjetër ne por besoj të gjitha institucionet e Kosovës janë të gatshme për të asistuar”, tha Sveçla.

Në mbledhjen e fundit të KQZ-së, shefi i Sekretariatit, Burim Ahmetaj, ka thënë se drejtorët e 33 shkollave në Veri kanë refuzuar të shërbejnë si qendra të votimit, ndërkaq 10 janë të qasshme.

VIDEO BONUS: