Sveçla paralajmëron se së shpejti do të finalizohet marrëveshja për patent shoferë ndërmjet Gjermanisë dhe Kosovës

Qeveria e Kosovës ka miratuar nismën për lidhjen e marrëveshjeve mes Kosovës me Kanadanë dhe Turqinë për njohjen reciproke të patentë shoferëve.

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë se me këto marrëveshje qytetarët që kanë leje qëndrim në shtetet përkatëse nuk kanë nevojë të hynë në provime plotësuese apo teste.

Sveçla ka paralajmëruar se së shpejti pritet të finalizohet edhe marrëveshja mes Kosovës e Gjermanisë për patentë shoferë.

“Pas një angazhimi të gjatë pres që të përmbyllet me sukses këtë javë me njohje reciprokeve të patetëntë shoferëve me Republikën Federale të Gjermanisë”, është shprehur ai në mbledhjen e kabinetit qeveritar.

Ndërkohë në mbledhjen e Qeverisë po ashtu është miratuar propozim-vendimi për zbatimin e sanksioneve ndërkombëtare të vendosura nga Këshilli Evropian i BE-së ndaj 183 individëve dhe 26 entiteteve bjelloruse të ndërlidhura me regjilin e Aleksander Lukashenkos.