Ministri në detyrë

Sveçla në 100 ditëshin e qeverisë Kurti, tregon sa persona janë arrestuar gjatë kësaj kohe

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla duke folur për 100 ditëshin e tij në këtë pozitë tha se shumicën e kohës kanë punuar në menaxhimin e pandemisë së Covid-19.

Sipas tij, Policia e Kosovës ka qenë e angazhuar në menaxhimin e pandemisë por edhe e ka vazhduar misionin e saj në luftimin e dukurive kriminale.

“Tërë periudha e 100 ditëshit të raportimit të ministrisë së Punëve të Brendshme ka shkuar në luftimin dhe parandalim e COVID-19. Hapat e parë në përgatitje e sipër janë reflektuar në planin e reagimit kombëtarë. Është ngritur Qendra Operative e MPB-së, qendra punon 24/7 , është përgjegjëse për koordimnimin e institucioneve relevante. Deri më 30 prill ka pranuar mbi 21 mijë emaile dhe është përgjgjur në mbi 400 thirrje janë dhënë, mbi 300 leje qarkullimi të cilat kanë qenë staf esencial i institucioneve, partive politike, organizatave të shoqërisë cilive”, tha ai në mbledhjen e Qeverisë Kurti e cila po mbahet për të prezantuar të arriturat e tyre 100 ditëshin e punës së saj.

Ai ka thënë se ndonëse me kapacitet të zvogëluar MPB e ka vazhduar punën dhe është bërë realizimi i planit të qeverisë për 2020.

“Edhe pse policia në kapacitetin e plotë ka vepruar në ka menaxhimin e pandemisë ka kryer edhe detyrën e saj”, tha ai.

Sveçla ka bërë me dije se Ministria ka funksionalizuar sistemin elektronik për regjistrimin e automjeteve, ka përgatitur serverin për kartoteka për ruajtjen e të dhënave personale të qytetarëve.

Sveçla ka thënë se gjatë kësaj kohe janë arrestuar 360 persona të dyshuar.

“Janë hetuar 586 personave të dyshuar dhe janë arrestuar 360 persona të dyshuar dhe janë ngritur 202 kallëzime penale kundër 301 personave të dyshuar”, tha Svecla në mbledhjen e Qeverisë ku janë duke u diskutuar 100 ditët e para të Qeverisë Kurti”, ka thënë ai.