MBP

Sveçla: Ka edhe dokumentacione ruse në disa nga veturat e shfrytëzuara

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, tha se aksioni i sotëm do të zgjasë sa është e nevojshme, derisa ka dhënë edhe detaje për zbulimet që i ka policia nga sulmi i sotëm.

Ai tha se në veturat që janë shfrytëzuar nga sulmuesit ka pasë edhe dokumente rus.

“Ka edhe dokumentacione ruse në disa nga veturat e shfrytëzuara”.

Sveçla në RTK tha se secili individ që ka marrë pjesë në këtë sulm, që ka cenuar sovranitetin e vendit do të jetë subjekt i përndjekjes i institucioneve të Kosovës deri në përfundim.

Ministri akuzoi direkt presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për mbështetje të dhënë ndaj këtij grupi.

“Një aktivitet i tillë s’mund të bëhet pa përkrahjen e shtetit të Serbisë, drejtpërdrejt të Vuçiqit dhe njerëzve të tij. Policia e Kosovës do të prezantojë të gjitha armatimet e zbuluara në këtë rast. Edhe publiku edhe aleatët do të bindën që një aksion i përmasave të tilla është i pamundshëm pa mbështetjen e dikujt tjetër  – është Aleksandar Vuçiq,  është shteti i Serbisë”.