Sulmi në veri

Sveçla: Ka dyshime se personeli i manastirit ishte i përfshirë direkt në aksionin e grupit terrorist

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka komentuar sërish planin e grupit terrorist që vrau policin Afrim Bunjaku.

Sveçla ka thënë se ka dyshime për përfshirjen direkte të personelit të manastirit në aksion.

“Nuk mund të them për gjithë pelegrinët, por jemi duke hetuar përfshirjen e personelit të manastirit në gjithë këtë aksion. Ka indicie se ka pasur përfshirje direkte, nuk mund të them më shumë në këtë moment, por jemi duke e hetuar seriozisht edhe në këtë drejtim”, ka thënë Sveçla në Euronews.

Ai ka thënë se në mesin e terroristëve ka pasur edhe rusë.

“Ka dyshime të bazuara se disa prej tyre janë rusë. Në një veturë janë gjetur dokumente ruse”, ka thënë Sveçla.