Deputetja britanike

Sveçla e çon deputeten britanike Kearns ta shoh nga afër armatimin e konfiskuar pas 24 shtatorit në veri

Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka parë nga afër armatimin e konfiskuar nga Policia e Kosovës pas sulmit në Banjskë të Zvecanit.

Për këtë ka njoftuar Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ku ka falënderuar Kearns e cila mban pozitën e kryetares së Komisionit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Britanik.

“Me këtë rast falënderuam edhe sensibilizimin ndërkombëtar që znj. Kearns pati bërë me rastin e deklarimit që objektet fetare dhe autoambulancat në veri të Republikës së Kosovës po përdoreshin për transport dhe vendstrehim të armatimit nga strukturat kriminale”, ka shkruar Sveçla.

“Gjatë kësaj vizite Znj. Kearns pati rast të takojë dhe zyrtarë policorë me të cilët pati rastin të bisedojë rreth sfidave por dhe mundësive për të kontribuar në luftimin e krimit dhe rritjen e sigurisë për të gjithë qytetarët pa dallim”.

Sveçla ka potencuar se pakkush ka mbajtur një qëndrim kaq të fort dhe të drejtë në këto kohë si Alicia Kearns për ta thënë të vërtetën.